Xumi grindet me Eglin: Femër bespreme! Më shkele ndjenjën me këmbë

Xumi grindet me Eglin: Femër bespreme! Më shkele ndjenjën me këmbë

January 20, 2025 0

Agravon debati mes Xumit dhe Eglit, pas nominimit të të dyve ‘kokë më kokë’. Xumi ka quajtur Eglin ‘femër bespreme’, ndërsa e akuzoi se gjithë jetën është mbajtur e këmbalecët e të tjerëve.

Ndërkohë Egli i është përgjigjur duke i thënë se nuk ra pre e lojës së tij dhe se nuk i bëjnë përshtypje emrat. Kjo referuar deklaratës së Xumit, se pasi Egli pa dronët për Gjestin, iu afrua këtij të fundit.

Xumi: Je femra më bespreme që ekziston.

Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde

Xumi: Më ka ruajtur Zoti o femër bespreme

Egli: Me mua as në ferr nuk bëhesh jo më këtu.

Xumi: Normal se skam fansat e tij unë.

Egli: Fansat…kur kam pasur njerëz unë që keni qenë fansa të gjithë juve nga i pari tek i fundit, i kam pasur afër vetes dhe kam thënë ‘ik’. Nuk më bëjnë përshtypje emrat mua.

Xumi: Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve. Dhe gjithë jetës tate je mbajtur e këmbalecët e të tjerëve. Ma hodhe ndjenjën poshtë, po mua më ka ruajtur i madhi Zot. Më ka ruajtur Zoti se kam bërë vetëm mirësi. Ti asnjëherë s’ke pasur fansa. Ka fansa ai (Gjesti). Para 20 ditëve ti nuk dilje kurrë në nominim me mua kokë më kokë. Po e di ça bërë? More ndjenjën time dhe e shkele me këmbë. Ja kush femër bespreme je ti.

Egli: Je i vetmi lojtar që më ka hyrë në diçka personale.

Xumi: Ty të ka lezetuar droni.

Egli: Po, po më ka lezetuar. Javën tjetër do eliminohesh, do dalësh.

Më herët në një bashkëbisedim me Aldon, Xumi ka shprehur pakënaqësitë që ka me Eglin, pasi kjo e fundit e ka çuar në një nominim kokë më kokë banorin.

Xumi e cilësoi nominim si një pabesi, duke thënë se “po bën rolin e viktimës”, referuar Eglit. Ndër të tjera ai tha se vetëm respekt i ka dhënë Eglit.

Mos dil të shitesh si viktimë tani. O më ka rënë mua më qafë ai. Pse bën rolin e viktimës? S’ka bërë gjë njeri? Vetëm, respekt. Je çuar në 3 të mëngjesit dhe ke gatuar makarona. Nëse nuk e  përballon dot Big Brother është gjë tjetër. Kjo është ngulje, është pabesi. Është ngulje, se nuk i kë bërë gjë. Ça i bëra unë? Unë jam në një qoshe, ajo në një qoshe. Edhe nëse kam thënë një fjalë, kamë thënë ‘më fal’. Unë e kam mbrojtur mo vëlla.“, u shpreh Xumi.

revista.one/