Ylli i “Harry Potter” dhe “Peaky Blinders”, Helen McCrory shuhet në moshën 52 vjeçare
April 16, 2021Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe tre filma të “Harry Potter”, ka vdekur nga kanceri në moshën 52 vjeçe.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis.
Ai theksoi se është i shkatërruar nga humbja e bashkëshortesqë ishte një grua e bukur dhe e fuqishme.
“Ajo shndërit kaq shumë. Shko tani në ajër dhe faleminderit”, shtoi ai.
Ylli britanik gjithashtu u shfaq në filmin e James Bond “Skyfall”, Martin Scorsese “Hugo” dhe luajti Cherie Booth, gruan e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, në “The Queen” dhe “The Special Relationship”.
Përveç roleve të saj në film dhe televizion, McCrory filloi karrierën në skenë dhe u shfaq në më shumë se 25 produksione gjatë viteve 1990 deri në mes të viteve 2010.
Të tjera paraqitje përfshijnë: “Macbeth”, “Pride and Prejudice”, “As You Like It”, “Medea” etj.
Helen ndërkohë u martua me yllin e “Homeland”, Lewis, në vitin 2007 dhe ata kanë së bashku dy fëmijë. /revista.one/