Ylli i muzikës Dua Lipa mbërrin në Tiranë, ja me kë e bëri pozën e parë…
July 23, 2021Dua Lipa, ka mbërritur në Tiranë. Qytetarët e kanë parë këngëtaren së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa lëviznin në ambiente të ndryshme të qendrës tregtare “Toptani”. Nuk e paralajmëroi vizitën, por Dua e dha nje shenjë mbrëmë, kur postoi një foto të vetën dhe e shoqëroi me disa emoji që simbolizojne shenjën e shqiptarëve, shqiponjën.
Ajo ka respektuar protokollin dhe foton e parë (takimin) në Tiranë e ka bërë me kryeministrin Rama. Ky i fundit e shpërndau menjëherë foton në llogarinë e tij ne Instagram
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, shkroi Rama krahas fotos.
Vizita e Dua Lipas nuk eshte edhe aq surprize. Më 12 qershor 2021, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka takuar prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Veliaj, i cili ka pritur atë ditë Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”.
Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022.
revista.one/