Ylli i serialeve turke zgjedh Shqipërinë për pushime, “Osnani”-Burak Ozviçi shijon detin e Vlorës

Ylli i serialeve turke zgjedh Shqipërinë për pushime, “Osnani”-Burak Ozviçi shijon detin e Vlorës

June 18, 2025 0

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit, një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar falë roleve të tij në seriale si “Kurulus: Osman”, “Karasevda” dhe “Çalikusu”, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë pushimi.

Ylli i madh i kinemasë turke ka zgjedhur pikërisht Vlorën, një ndër qytetet më të bukura bregdetare të vendit, për të kaluar momente relaksi pranë detit dhe natyrës shqiptare.

Burak është fotografuar nga stafi i një prej restoranteve të qytetit, ku ai është shfaqur me veshje sportive, i buzëqeshur dhe i thjeshtë.

Prania e tij në Shqipëri nuk ka kaluar pa vëmendje dhe shihet si një tjetër tregues i qartë i rritjes së imazhit të vendit tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar, jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për emra të njohur të ekranit ndërkombëtar.

revista.one/