Ylli Limani bashkë me nënën në koncertin në Shkup, falenderon familjen që i strehoi  gjatë luftës

Ylli Limani bashkë me nënën në koncertin në Shkup, falenderon familjen që i strehoi gjatë luftës

August 21, 2025 0

Mbrëmë (e mërkurë) stadiumi ARM në Shkup u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani.

Artisti shqiptar realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila nga to ka një domethënie të veçantë e është shndërruar në hit.

Por përveç muzikës, ky koncert solli edhe një moment unik: Ylli kishte përgatitur një befasi për familjen që e kishte strehuar atë dhe familjen e tij gjatë luftës.

Ai bëri një falënderim për familjen, duke kujtuar se ia hapën dyert kur kishin më shumë nevojë, e kur nuk kishin shpresë për jetë.

“Në vitin 1999 kur na u desh me ik prej shtëpive tona, ishit ju, familjet shqiptare në Maqedoni që na mbajtët gjallë, na pritët si fëmijët e juaj, na dhatë shpresë, kur nuk kishim shpresë, na dhatë dashuri kur bota na dukej pa zemër, ato netë të errëta na i kthyet në dritë sepse ishim bashkë sepse ishim një.

Në këto fotografi që po shihni jemi ne.

Familjen time e pritën në Gostivar familja Haziri, sot 26 vite më vonë nuk kemi ardhur vetëm të këndojmë, kemi ardhur edhe të ju falënderojmë. Me iu kujtu që dashuria, mikpritja, sakrifica juaj, janë arsyeja pse jemi këtu. Jemi fëmijët e asaj kohe që nuk e harrojmë kurrë mikpritjen e juaj.

Ky koncert, kjo muzikë, kjo natë është për ju. Për dashurinë e juaj që na shpëtoi, për kujtimet që kurrë nuk vdesin.

Për ju që na mbajtët familjen atëherë kur nuk kishim tjetër përveç Zotit dhe njëri-tjetrit.

Faleminderit nga zemra,

ju duam“, tha Ylli Limani në fjalën e tij në skenë.

revista.one/