Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

February 14, 2026 0

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku është njoftuar se konkurrenti Kristi Lamaj është larguar nga shtëpia.

Në zarfin e zi shkruhej: “Konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga Big Brother. Në takimin e sotëm do mësoni çfarë ndodhi”.

Pas një debati me Mirin, aty ku e lagu dhe me ujë, Kristi zgjodhi të dilte edhe njëherë nga muri rrethues i shtëpisë.

Në momentin që Selin e pa banorin që po shkonte drejt murit, ajo e ndoqi dhe u mundua që t’a ndalonte, por ai ishte i vendosur dhe i tha:

“Nuk mundëm më”.

Teksa Selin dhe Greta i thonin që të kthehej, banorët e tjerë, përfshirë edhe Artanin, i thonin që të zbriste dhe të dilte nga dera e kuqe.

Pjesë nga biseda:

Selin: Nuk guxon më

Kristi: Ika, më lër Selin

Selin: Jo

Kristi: Po më vret, nuk mundëm më

Selin: Ça po bën o Krist, gjithmonë e njëjta gjë

Në Prime-n e sotëm do të mësohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Vëllait të Madh.

revista.one/