Zarf me shpërblimin 20 mijë euro për të “burgosurit” e Big Brother, ja 3 mundësitë
April 16, 2023Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh.
Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.
Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.
E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit.
Më herët, u mësua se Vëllai i Madh me anë të një zarfi u ka bërë me dije të ‘burgosurve’, se do të kenë mundësinë të përzgjedhin dy banorë të tjerë për t’i sjellë në burg, pa e ditur se cilët do jenë dy prej tyre që do të përzgjidhen për tu liruar nga burgu në mënyrë që të bëhët ky shkëmbim.
Ata do të bien dakord së bashku se cilin prej dy banorëve të burgosur do të lirojnë. Secili prej tyre do të mbajë fjalimin e tij duke shprehur arsyet pse ata duhet t’i lirojnë, ndërkohë që banorët në living do jenë duke i dëgjuar.
Por ‘të burgosurit’ nuk mund t’i tregojnë banorëve të tjerë se cilin prej tyre kanë përzgjedhur për ta dërguar në burg.
Për këtë shkëmbim, çmimit të madh do t’i shtohen pesë mijë euro.
Kujtojmë se duke qenë se Efi ka avantazh nga loja që ajo bëri me Dean, Vëllai i Madh i dha asaj mundësinë për të hapur “Kutinë e Pandorës”.
Në zarfin e bardhë, Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që ajo të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur.
Ajo komunikoi me babin, për të cilin e kishte marrë shumë malli. Efi ishte e shqetësuar për të atin, duke qenë se ai është sëmurë.
Babai i saj tha se ai është shumë mirë dhe i tha që ajo është një burrneshë e vertetë dhe se duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj. Ai tha se të gjithë shqiptarët e mbështesin Efin.
Në zarfin e zi, Efi duhet të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën. Ajo zgjodhi Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Dean.