Zbulohen dy opinionistët e BB VIP, që do të vlerësojnë konkurrentët

Zbulohen dy opinionistët e BB VIP, që do të vlerësojnë konkurrentët

October 5, 2021 0

Arbana Osmani ka zbuluar emrat e dy opinionistëve të këtij reality show, të cilët do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Në një intervistë për “Top Albania Radio” Lori Hoxha është pyetur rreth opinionistëve dhe ka thënë se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arjan Konomi (qesh).”

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-shoë. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana.

Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim nesër dhe kurioziteti i publikut është i madh.

Ndërkohë në këtë edicion janë përzgjedhur 10 personazhe VIP nga vetë produksioni për të qenë pjesë e këtij “reality show”.

Së fundmi, në “Ftesë në 5” është diskutuar për disa nga kushtet që kishin personazhet për të qenë pjesë e “BBV”.

Një këngëtare kishte kërkuar laps e letër për të shkruar këngë brenda ambienteve të “Big Brother Vip”, por një gjë e tillë është e ndaluar sepse konsiderohet se jep mesazhe të koduara pasi kërkohet që çdo bisedë të jetë transparente për publikun.

Ndërsa një tjetër kishte kërkuar që brenda shtëpisë të izolohej së bashku me të bijën, që është e mitur dhe nuk pranohet sepse programi është për të rritur.

Lajm të cilin e konfirmoi para pak ditësh vetë personazhi në fjalë, Linda Halimi, e cila përmes një postimi në “Instagram” u shpreh se nuk mund të linte fëmijën e saj vetëm.

Po ashtu, u mësua se një tjetër personazh ka kërkuar të dijë se sa ushqim dhe cigare do të ketë për të konsumuar në 100 ditët që do të qëndrojë i izoluar.

revista.one/