“Zgjoi”, “Virgjëreshat shqiptare” dhe “Luaneshat e Kodrës” triumfojnë në Varshavë
October 16, 2021Përmes një postimi në Facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmat “Zgjoi”, Virgjëresha shqiptare”, Luanesha e Kodrës” kanë shënuar sukseset e radhës në arenën ndërkombëtare të filmit.
Fituesi i trefishtë i Sundance, “Zgjoi” nga Blerta Basholli ka fituar Çmimin e garës ndërkombëtare ‘1-2 Competition’ në festivalin e Varshavës që u ndahet regjisorëve për filmin e parë ose të dytë të gjatë.
Njëkohësisht, “Virgjëreshat Shqiptare” nga Bujar Alimani, bashkëprodhuar me Kosovën ka fituar Çmimin Special të Jurisë në kategorinë kryesore dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike dhe “Luaneshat e Kodrës”nga Luana Bajrami u shpërblye me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Fimit (Fipresci) për regjisorët nga Evropa Lindore me filmin e parë ose të dytë të gjatë.
“Çdo çmim është një konfirmim i punës së mirë që ka bërë i gjithë ekipi. Eksperienca dhe mikpritja në Festivalin e Filmit në Varshavë ishte e mrekullueshme dhe jemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë. Rrëfimi për gratë krushiane duhet të shihet nga të gjithë. Ne kemi akoma rrugë për të bërë dhe festivale te tjera qe na presin”, u shpreh regjisorja Blerta Basholli.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; ‘Zgjoi’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
“Virgjëresha Shqiptare” është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Filmi ka për bashkëproducent nga Kosova Besnik Krapin; me producentë Anita Elsain dhe Lesley Bruce-Neary; dhe me bashkëproducentë Tefta Bejko, Peter De Maegd, Tom Hameeuë dhe Simon Ofenloch.