“Ziliqarëve kurrë s’kam me ju bo qejfin”, shpërthen Mevlani

“Ziliqarëve kurrë s’kam me ju bo qejfin”, shpërthen Mevlani

June 20, 2021 0

Mevlani i Për’puthen ka reaguar i revoltuar përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar se nuk do ua bëjë qejfin ziliqarëve. Madje, ai u jep edhe një këshillë të gjithëve, që të bëjnë mirë në jetë se do gjejnë vetëm mirë.

“Unë nuk dorëzohem për asnjë moment siç kam bërë çdo herë në jetën time. Dhe ju ziliqarëve kurrë s’kam me jua bo qejfin. Përveç Zotit askush s’ma heq buzëqeshjen. Mund të kem gabime si çdo njeri por kam një shpirt dhe zemër shumë të pastër. Sprovat e jetës time më kanë bërë të jem njeri i tillë. Ndoshta një ditë kur s’do jem më i aftë për asgjë do bëja “viktimën” siç më quajnë disa. E fundit ta keni amanet nga unë, bëni mirë se veç mirë do gjeni. Në të kundërt Zoti ndëshkon”, shkruan Mevlani, të cilit duket se i kanë mbyllur “Instagram”-in e vjetër e tani ka hapur një të ri.

Ky reagim erdhi pasi atij ia mbyllen profilin e “Instagramit” në të cilin numëronte mijëra ndjekës, e po ashtu ai shpeshherë u akuza që kishte një lidhje jashtë programit e madje edhe ishte i martuar, gjë për të cilën ai deklaroi haptazi.

Po ashtu edhe disa konkurrentëve të tjerë i janë mbyllur profilet në rrjetin social “Instagram”.

revista.one/