Zonja e Parë/ Kush është Armanda, gruaja e Presidentit të sapozgjedhur, Bajram Begajt 

Zonja e Parë/ Kush është Armanda, gruaja e Presidentit të sapozgjedhur, Bajram Begajt 

June 5, 2022 0

Mjaftuan 78 vota që Bajram Begaj, i propozuari i maxhorancës të vendosej në krye të institucionit të Presidencës. Begaj, u ngrit në piedestal nga kryeministri Edi Rama dhe u përgëzua për veprimtarinë e tij në ushtrinë shqiptare. 

Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik, kur t’i përfundojë mandati i kreut të ri të shtetit, Ilir Metës. Tashmë, vendi do të ketë edhe Zonjë të Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e LSI.

Ajo quhet Armanda dhe ka lindur në vitin 1968. Ajo punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në rolin e IT.

Armanda nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.

Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.
Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe.

revista.one/