“Zonja Ministre, hajde ma zgjidh testin!” maturantët vërshojnë në rrugët e Tiranës

“Zonja Ministre, hajde ma zgjidh testin!” maturantët vërshojnë në rrugët e Tiranës

June 12, 2021 0

Maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë dalë sot në protestë. Janë zhgënjyer nga teza e provimit të Matematikës  të cilës iu nënshtruan dje. Thonë se nuk përputhet me planin mësimor që ata kanë marrë por dhe me testet paraprake që ata kanë bërë.

Maturantët i tremben ndikimit që do të këtë kjo notë në mesataren e vlefshme për pranimet në universitete dhe kërkojnë uljen e pragut të vlerësimit.

Protesta pati në Shkodër, Gjirokastër, Fier, ndërsa në Tiranë paraditen e sotme protesta fillimisht u vendos para Ministrisë së Arsimit por më pas vijoi para QSHA,Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Ata kanë protestuar me pankarta ku ishin shkruar këto mesazhe:

“Drejtësi!”

“Nuk mund të ruash arsyen kur hartuesit e tezës humbasin fillin”

“Arsimi është arma më e fuqishme me të cilën mund të ndryshosh Botën, Ç’mund të bësh në Shqipëri?

Zonja Ministre, hajde ma zgjidh testin!

“I’m more than just a test score” (Jam më shumë se rezultati I një testi)

Nuk jeni hartues testi por kopjues testi

Unë kam një ëndrrë në provim të bien ato që kemi në program

Faleminderit që na shkatërruat të ardhmen

Ju i keni dhënë mësim Sindit zonja Minitre?

I vetmi kurs në të cilin po na drejtoni është Shqipëria”.

revista.one/