Zv.presidenti i PE, Massimo Cataldo: Të nisin negociatat e BE me Shqipërinë dhe RMV

Zv.presidenti i PE, Massimo Cataldo: Të nisin negociatat e BE me Shqipërinë dhe RMV

May 10, 2021 0

“Te nisin negociatat e BE me Shqiperine dhe RMV. Ballkani Perendimor nuk është dhe s’duhet të jetë kurrë një periferi e Perëndimit. Ai është dhe duhet të mbetet“ zemra që rreh” e së tashmes dhe e së ardhmes së familjes së madhe evropiane”, është shprehur kështu në një intervistë Massimo Castaldo, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian.

Procesi i zgjerimit të BE-së duket se ka mbetur në vend. A është kjo thjesht e përkohshme apo një ndalesë përfundimtare?

Padyshim që unë do ta përjashtoja hipotezën e një ndalese përfundimtare dhe nuk do të flisja as për mënjanim, por më tepër për ngadalësim dhe përsosje të një procesi historik që mund të vazhdojë përpara, nëse nuk përmbushet vërtet ideali evropian i Themeluesve të BE-së.

Sigurisht, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor ka pësuar disa pengesa vitet e fundit dhe ka pasur pritshmëri të larta nga samiti i KE-së në tetor të vitit 2019, por patëm veton e palëkundur të Francës, Danimarkës dhe Holandës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

U deshën përpjekjet diplomatike të 9 vendeve me Italinë në krye, që të kalohej ai ngërç. Tani me metodologjinë e re, e cila nëse zbatohet si duhet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të përfaqësojë vërtet një vlerë të shtuar për ta përshpejtuar procesin e pranimit.

Mendoj se BE duhet që ta braktisë logjikën e interesit të lidhur thjesht me dimensionin ekonomik apo me mosmarrëveshjet shekullore, që nuk gjejnë ndonjë konfirmim efektiv në botën bashkëkohore. Prandaj, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur, teksa duhet të ketë progres me Beogradin dhe Podgoricën.

Kjo nuk do të thotë të mohohet fakti se nga vendet e Ballkanit do të nevojiten më shumë përpjekje të tjera në të gjitha aspektet, nga parimet themelore në anën ekonomike, tek miratimi i një modeli më të qëndrueshëm të prodhimit, deri në përafrimin me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Por që metodologjia e re ofron mundësinë e një procesi që kënaq të dyja palët.

A mendoni se mund të ketë një plan B në Bruksel, që nuk parashikon më përfshirjen e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE, në kundërshtim me atë që u ishte premtuar këtyre vendeve në vitin 2003 në Samitin e Selanikut?

Për mendimit tim, nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë absolutisht asnjë plan alternativ B për anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e bëri të qartë një gjë të tillë në fjalimin e saj vjetor të 2020 ku theksoi se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë jo vetëm të njëjtën histori, por edhe të njëjtin fat. Prandaj, Ballkani Perëndimor nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë një periferi e lënë mënjanë nga Perëndimi. Por ai duhet të mbetet“zemra që rreh”e së tashmes dhe të ardhmes së familjes së madhe evropiane.

Për vite me radhë, procesi i thellimit dhe ai i zgjerimit të BE-së janë përmendur dhe përdorur si përjashtuese të njëra-tjetrës. A mendoni se është e mundur që të reformohet BE-ja duke vazhduar rrugën e zgjerimit?

Kjo qasje bazohet në supozimin e gabuar se zgjerimi mund ta parandalojë disi integrimin e mëtejshëm. Gabimi i këtij supozimi tregohet nga vetë historia. Në fakt, duke analizuar “valët” e ndryshme të zgjerimit, ku më e spikatura mbetet ajo e vitit 2004 me 10 vende të reja anëtare, shumë prej të cilave i përkasin hapësirës ish-komuniste, ne shohim një transferim progresiv të sovranitetit nga shtetet kombëtare në nivelin mbi-nacional.

Mendoni për shembull për atë që konsiderohet nga shumë si prerogativë absolute e shteteve kombëtare, mbrojtjen. Sot kemi Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, CSDP, që përfaqëson një shtyllë themelore të veprimit të jashtëm të BE-së, duke siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendet fqinje me unionin.

Sigurisht, për të arritur integrimin e vërtetë evropian në këtë dhe sektorë të tjerë mbetet shumë për të bërë, por është e qartë se që nga viti 2004 janë shënuar hapa të panumërta përpara, të cilat më bëjnë të mendoj për një gotë më shumë se gjysmë të mbushur sesa gjysmë bosh.

Është një fakt që pasiguritë e BE-së ndaj Ballkanit, e kanë shndërruar këtë rajon në një zonë të rivalitetit gjeopolitik. Rusia, Kina dhe Turqia po plotësojnë tani boshllëkun e lënë nga Evropa. A është ende e mundur të kthehet pas kjo tendencë, dhe nëse po, çfarë duhet të bëjë Brukseli?

Falë edhe mosveprimit të BE-së në disa aspekte, aktorë të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë e kanë vendosur Ballkanin Perëndimor në qendër të agjendës së tyre gjeopolitike, me synim rritjen e ndikimin e tyre në rajon.

Midis tyre ka vende që kanë pasur gjithmonë një ndikim të fortë në dinamikën rajonale për shkak të lidhjeve historike, tradicionale dhe fetare, të tilla si Rusia, tradicionalisht një kampione e pansllavizmit dhe ortodoksisë, dhe Turqia e joshur nga rimëkëmbja e projeksionit të epokës së saj otomane. Por mbi të gjitha spikat Kina, që e ka forcuar statusin e saj gjeopolitik në rajon përmes dy metodave,“pro-aktive” dhe “shkatërruese”.

Të parat bazohen në investime thelbësore të drejtpërdrejta në sektorë të shumtë, që krijojnë gjithmonë varësi ekonomike, por vetëm ndonjëherë sjellin përfitime reale për popullatat lokale. Nga ana tjetër, qasja shkatërruese bazohet në përhapjen e lajmeve të rreme dhe krijimin e fushatave të vërteta dezinformuese që synojnë diskreditimin e Perëndimit si një partner jo i besueshëm, moralisht dekadent, të pa interesuar dhe të paaftë për të mbajtur zotimet e marra.

Përmbysja e kësaj tendence nuk është vetëm e mundur, por është edhe një domosdoshmëri. BE ka ndarë kohët e fundit 70 milionë euro tek vendet e rajonit për të lehtësuar procesin e vaksinimit. Por elementi më kryesor do të lidhet me aftësinë e BE-së për t’i dhënë një perspektivë konkrete evropiane Ballkanit Perëndimor, duke përdorur plotësisht potencialin e ofruar nga metodologjia e re për zgjerimin.

Është një fakt që pasiguritë evropiane në Ballkan e kanë kthyer këtë rajon në një zonë të konkurrencës gjeopolitike. Rusia, Kina dhe Turqia po plotësojnë boshllëkun e krijuar nga Evropa. A është ende e mundur të kthehet trendi dhe nëse po çfarë duhet të bëjë BE?

Në vitet e fundit, aktorë të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë e kanë vendosur Ballkanin Perëndimor në qendër të agjendës së tyre gjeopolitike me synimin për të rritur ndikimin e tyre. Midis këtyre aktorëve ka vende që gjithmonë kanë pasur një ndikim të lartë në rajon edhe për shkak të lidhjeve historike, tradicionale dhe fetare si Rusia, tradicionalisht një kampione e pansllavizmit dhe Turqia, e joshur nga rimëkëmbja e projeksionit të tyre otoman ose vende të tjera të Gjirit Persik të cilët e kanë futur atë në hapësirën e tyre me interes gjeopolitik, kryesisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite por, mbi të gjitha, Kina e cila përdor dy metoda për të ndërhyrë në Balkan atë proactive, e cila bazohet në investime thelbësore të drejtpërdrejta në sektorë të shumtë, të cilët gjithmonë krijojnë varësi ekonomike. Nga ana tjetër, qasja shkatërruese bazohet në shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe krijimin e fushatave të vërteta dezinformuese që synojnë diskreditimin e Perëndimit, duke e cilësuar atë si një partner jo të besueshëm, moralisht dekadent, pa interes dhe të paaftë për të mbajtur zotimet e marra.

Në 15 vitet e fundit, burimet financiare dhe mbi të gjitha energjia politike që Bashkimi mund të kishte alokuar në zgjerim janë përqëndruar në katër kriza të mëdha: kriza ekonomike dhe financiare e 2008-2009, ajo e borxhit në 2011, ajo e migrimit të viteve 2013-2015 dhe së fundmi pandemia që preku gjithë botën dhe Evropën që nga shkurti i vitit 2020. Në secilën prej këtyre krizave, perceptimi i vendeve të Ballkanit ishte ai i një mosinteresim i pjesshëm dhe braktisjes nga BE, kur ato madje nuk u përmendën si një nga shkaqet kontribuese të problemit, veçanërisht për krizën migratore. 

Kjo situatë u ka lënë hapësirë ​​shumë të madhe manovruese palëve të treta që dëshirojnë të rrisin ndikimin në Ballkanin Perëndimor, të cilët kanë kryer veprime në përputhje me ndjekjen e interesave të tyre gjeopolitikë.

Cili është mendimi juaj për dokumentin fantazëm të Kryeministrit Slloven Jança, i cili hipotetizon për rishikim të kufijve në vendet e Ballkanit përgjatë vijave etno-kombëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet në pritje në rajon? A nuk mendoni se të flasësh për Serbinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe do të thotë të kthesh orën e historisë dhe të mohosh vlerat mbi të cilat është themeluar vetë BE?

Deri më sot, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi ekzistencën e një dokumenti të tillë. Sidoqoftë, nëse do të provohej ekzistenca e këtij propozimi, ne do të gjendeshim para një këmbane alarmi. Situata me etnitë në Bosnjë dhe një ripërcaktim i kufijve do ta bënte të pamundur qetësimin e situatës në Ballkan. Sigurisht që është e vërtetë që dispozitat e Marrëveshjeve të Dejtonit mund të jenë pjesërisht të vjetruara, ashtu siç kemi ditur gjithmonë për vetë kufijtë e marrëveshjes, por nuk mund të mendojmë ta anulojmë atë dhe të zhytemi përsëri në një situate si ajo e para vitit 1995. 

Është e rëndësishme të nënvizohet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të vendoset në një tryezë nga askush, por nga vetë popujt e vendeve të Ballkanit të cilët do të duhet të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Sigurisht që BE-ja, Shtetet Anëtare dhe përfaqësuesit e tyre duhet të qëndrojnë larg këtij qëndrimi paternalist dhe të mos besojnë se ata kanë një recetë të gatshme dhe të lehtë në duart e tyre. Ky është një mendim i së kaluarës, i cili tashmë i ka bërë shumë dëm rajonit dhe që nuk mund të pranohet për asnjë arsye.

Për më shumë se një vit Miroslav Lajčák është emëruar si i dërguari special i Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Asnjë progres thelbësor nuk është bërë deri më sot. Megjithatë, dialogu nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, por negociatorët evropianë e shmangin temën. A nuk mendoni se BE, në rast dështimi, po ndryshon fytyrën?

Normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është sigurisht një kusht për një stabilizim të të gjithë rajonit dhe për këtë arsye, edhe për perspektivat e zgjerimit. Prandaj është e vërtetë që kjo është një pikë e një rëndësie parësore dhe se një ngecje e negociatave nuk është e pranueshme, por unë besoj se BE ka treguar interesin e tij dhe frymën proaktive. Mendoni për veprimet e Bashkimit Evropian kur Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump, i cili sigurisht ishte më i interesuar në përfitimet e tij elektorale sesa në normalizimin aktual të marrëdhënieve.

Ajo që është e dukshme, është se nuk mjafton të jesh garant i negociatave, duhet gjithashtu t’i jepet përmbajtje dhe këtu duhet të përmirësohemi. Nevoja kryesore për të legjitimuar rolin e Bashkimit si ndërmjetëse marrëveshjes është njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat, për një arsye ose një tjetër, nuk e kanë bërë ende, domethënë Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja./ Oservatorio Balcani Caucaso Transeuropa

revista.one/