Zyrtare, ja ç’ndodhi tek Lollipop në Palasë, policia nxjerr emrat, reagon klubi i natës
July 20, 2025Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e regjistrua në klubin e natës “Lollipop”. Në njoftim bëhet me dije se janë proceduar penalisht dy persona. Të proceduarit janë identifikuar si 34-vjeçari Fatjon Përshpalaj dhe 31-vjeçari Xhulio Sorra.
Ata akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Përshpalaj dhe Sorra janë konfliktuar për motive të dobëta në klubin e natës dhe më pas situata ka agravuar duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende si gota dhe shishe qelqi. Kjo situata ka sjellë që klientët e tjerë të largohen nga frika.
Njoftimi i plotë:
Dhërmi, Himarë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.
Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Çfarë ndodhi në “Lollipop”?
Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.
Reagon Lollipop
Vetë lokali ka reaguar pak më parë dhe mohon të jenë përdorur armë.
Lidhur me lajmet e qarkulluara në rrjete sociale dhe portale, dëshirojmë të sqarojmë se mbrëmjen e kaluar nuk ka pasur as armë dhe as persona të lënduar në ambientet tona. Situata është menaxhuar menjëherë nga stafi ynë dhe gjithçka është kthyer në normalitet. Siguria juaj ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Ne do te vazhdojmë t’ju dhurojmë netë plot energji, kujtime të bukura dhe argëtim, ashtu siç kemi bërë ndër vite. Me respekt, Lollipop Club”, deklaon Lollipop.

revista.one/