Tragjedia e Rroskovecit/ La 3 fëmijë jetimë, kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri

Tragjedia e Rroskovecit/ La 3 fëmijë jetimë, kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri

April 12, 2022 0

Personi që shihni në foto është 30- vjeçarja Merushe Hazizi që u vra sot nga vjehrri i cili më pas u vetëvra duke u varur në një penë pranë banesës në Roskovec. Merushja ishte nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar, fati i të cilëve pas vdekjes së 30- vjeçares nuk dihet si do të përfundojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme teksa djali i Xhevairit, Fatjon Hoxha ishte duke punuar me traktor në arat e familjes, ndërkohë që nëna, babai dhe bashkëjetuesja ndodheshin në shtëpi.

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Por 61- vjeçari nuk ishte dakord e për këtë arsye ata kanë patur mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme në familje.

61-vjeçari kishte kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë ndaj të birit, por Gjykata nuk e pranoi duke shkaktuar sot këtë krim tronditës brenda familjes. revista.one/