Tragjedia në Rroskovec/ Vjehrri i merr jetën nuses së djalit dhe vetes, e reja kishte tre fëmijë

Tragjedia në Rroskovec/ Vjehrri i merr jetën nuses së djalit dhe vetes, e reja kishte tre fëmijë

April 12, 2022 0

Vjehrri vret nusen dhe më pas var veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit. Një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë Merushe Hazizin, nusen e djalit.  Pas këtij akti ekstrem ka vrarë veten duke u varur në një pemë pas banese.

Sipas fqinjëve në familjen e tyre ka pasur vazhdimisht debate pasi babai nuk pranonte martesën e të birit me Merushen.

Viktima ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pak minuta pas krimit forca të shumë policie kanë mbërritur në vend dhe zona është rrethuar me shiritët e krimit. Gra që shpërthejnë në lot e qajnë me zë vrasjen e dy personave dhe të tjerë njerëz që përpiqen t’i ngushëllojnë.

revista.one/