1 qershori ndryshe i Arbana Osmanit, me të birin në spital…

1 qershori ndryshe i Arbana Osmanit, me të birin në spital…

June 1, 2021 0

Arbana Osmani uron 1 qershorin nga Spitali i Fëmijëve. Ajo përmes një fotoje nga spitali ka zbuluar se djali i saj i madh, Joni ka operuar bajamet.

Teksa të gjithë fëmijët festojnë “1 qershorin”, Arbana i ka uruar shëndet dhe të gjithë ata prindër të cilët përballojnë vuajtjet dhe sëmundjet e të vegjëlve të tyre “Zoti i dhëntë forcë”.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin”, shkruan moderatorja.

Kujtojmë se në muajin mars, Joni festoi 6-vjetorin e lindjes. Gjithashtu ajo organizoi dhe një festë gjigante me arstin e ditëlindjes së tij, ku kishte të ftuar fëmijë e disa mikesha të ngushta të saj.