100 vjet më parë/ Diskutimi i deputetëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!
April 22, 2021100 vjet më parë në datë 21 prill të vitit 1921 (ditë e enjte ora 10.00) u mbajt seanca e parë plenare me 56 deputetë në parlament. Arkivi Qendror Shtetëror ekspozon dokumentet origjinale që ruhen në këtë institucion. Ndërsa, historiani Myrteza Sharra rrëfen rëndësinë e këtyre
“Është një ditë e veçantë çelja e parë e seancës plenare pas 21 prillit të 1921 me 56 deputet. Deputetët ishin të përzgjedh nga Kuvendi Kombëtar, (parlamenti) që doli nga kongresi i Lushnjes, por që nuk ishte i vendosur në bazë të zgjedhjeve demokratike”, shprehet Sharra.
Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, por edhe shumë intelektualë të tjerë ishin anëtarë të këtij parlamenti.
Parlamenti pas zgjedhjeve, nuk pati dy parti të konsoliduara, e majta edhe e djathta, por ishin të përziera. Mendimi kryesor qëndronte në zgjidhjen e çështjeve më problematike të vendit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe emancipimi i femrave shqiptare”.
Historiani thekson se qëllimi përfaqësuesve të popullit që në vitin 1921 ishte që vendi ynë të orientohej drejt Perëndimit.
Personalitetet e asaj kohe kanë qenë ndër personazhet më të ditur që parlamenti ynë ka pas ndonjëherë. Seancën e parë plenare fjala është bërë nga Dhimitër Kacimbra, edhe i kryetarit të qeverisë Pandeli Vangjeli. Pjesë e kësaj seance ishin Kristo Dako, Pandeli Vangjeli, Sotir Kolea etj. Niveli intelektual i parlamentit të parë shqiptar ka qenë i admirueshëm, edhe pas 1923 kemi pas rritje sa i përket diskutimeve intelektualeve. Ndoshta as pas 1990 nuk e kemi arritur këtë nivel diskutimesh në çështje ekonomike, sociale, politike edhe kulturore. Mënyra e miratimit të ligjeve ishte e njëjtë me sistemin demokratik, kryesisht ligjet e para kanë qenë ato më jetiket. Ata synonin për ta drejtuar Shqipërinë drejt Perëndimit edhe për ta shkëput nga mendësia Lindore”, përfundon historiani Myrteza Sharra.
Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror”. Ndërsa sot në të është Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
l