(VIDEO) “Është bërë xheloze”, Luiz Ejlli shfaqet duke darkuar krah nënës së tij dhe Kiarës, tregon surprizën për fansat

(VIDEO) “Është bërë xheloze”, Luiz Ejlli shfaqet duke darkuar krah nënës së tij dhe Kiarës, tregon surprizën për fansat

July 28, 2023 0

Luiz Ejlli publikoi ditën e djeshme këngën e tij më të re e cila ishte një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.

Luizi ka treguar se dikush është bërë xheloze për faktin se ai i ka dedikuar një këngë Kiarës dhe ajo është nëna e tij.

Gjatë videos së publikuar në InstaStory, Luizi tregoi se po darkonte me Kiarën dhe të ëmën e tij, teksa tregonte me shaka se çfarë  i kishte thënë kjo e fundit. Sakaq ai lajmëroi fansat se kënga e tij e rradhës do të jetë pikërisht dedikimi për të ëmën.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”- u shpreh ai