Eleni Foureira në koncert me fustan ‘tyl’ pas trupit

Eleni Foureira në koncert me fustan ‘tyl’ pas trupit

September 30, 2023 0

Këngëtarja Eleni Fouriera ka zbuluar ‘look-un’ e saj përmes një fotogalerie në Instagram, ku duket një yll i vërtetë.

Në një fustan transparent pas trupit të hapur në njërën anë të këmbës, Fouriera nuk i lë vend imagjinatës dhe format e saj trupore duken mjaft sensuale.

Ylli i muzikës e kompletoi look-un e saj me çizme me taka të larta ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi të ngjashëm në qafë.

“Po tundem në skenë, jam e çmendur ”, ka shkruar Foureira në mbishkrimin e postimit të saj. Postimi ka siguruar dhjetëra mijëra pëlqime që në minutat e para.

Eleni Fouriera, këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Greqi dhe karrierën e saj prej vitesh e ka ndërtuar në Qipro, njihet për stilin e saj të veshjes dhe sigurohet që kudo që të shkojë të tërheqë vëmendjen. Dhe kështu ka ndodhur edhe në koncertin e saj të fundit.

revista.one/