Angelina Jolie u drejtohet fëmijëve shqiptarë: “Kërkoni të drejtat tuaja!”
September 19, 2023Ylli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Teksa flet për rëndësinë e librit, Jolie në postimin e saj të fundit në Instagram u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.
![](https://revista.one/wp-content/uploads/2023/09/libri.jpeg)
![](https://revista.one/wp-content/uploads/2023/09/380484921_716680530503428_7931917549349164355_n.jpg)
revista.one/