“Vajte iu lëpive të gjithëve”, Ronaldo Sharka debaton me Dean, e ftuara e thumbon

“Vajte iu lëpive të gjithëve”, Ronaldo Sharka debaton me Dean, e ftuara e thumbon

October 2, 2023 0

Dea Michele Hoxha ka qenë një ndër të ftuarit në “E Diell” në rubrikën “Trotuar”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

E teksa në stdudio tema e ditës kishte të bënte me hapësirën televizive dhe nëse e meritojmë atë, në një moment Ronaldo Sharka i tha Deas se ajo nuk tregon që është bërë e njohur nga një program dashurie.

Mirëpo kjo e fundit u shpreh se nuk e ka mohuar asnjëherë.

Nga ana tjetër pjesë e bisedës u bë edhe Fjori Likja, e cila tha se Ronaldo është person i fundit që duhet të flasë , pasi sipas saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, moderatori iu lëpi të gjithëve.

Pjesë nga biseda

Ronaldo: Nuk thua që je bërë e famshme nga një program dashurie, që nuk ka asgjë të keqe.

Dea: Nuk e mohova, ishte gjëja e dytë që e thashë.

Ronaldo: Kjo tregon që ti ke komplekse inferioriteti.

Dea: Çfarë kompleksi kam që unë e thashë vet? Eshtë tjetër gjë nëse unë do e mohoja.

Fjori Likja: Vetëm Ronaldo nuk duhet të flasë për asnjë nga ne këtu sepse ti je personi që vuan nga sindroma i famshëm për të qënë famshëm. Nuk ke lënë “reality”, nuk ke lënë program pa hyrë, vetëm për famë. Çfarë bëre në Big Brother ti, vajte dhe iu lëpive të gjithëve aty.

revista.one/