Emina Çunmulaj shkëlqen në jurinë e “Miss USA”

Emina Çunmulaj shkëlqen në jurinë e “Miss USA”

September 30, 2023 0

Modelja Emina Çunmulaj, para pak ditësh është bërë pjesë e konkursit të bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023, duke qenë anëtare e jurisë. Ajo u paraqit mahnitëse në një set fotografish e cila i postoi në Instagram.

Me një fustan të gjatë, pa lidhëse e pa mëngë, i detajuar në pjesën e përparme me disa lule te mëdha, shfaq trupin elegant të modelës.

“Jam shumë i emocionuar që do të jem në juri në @missusa! Shikojeni drejtpërdrejt sonte në @thecw në orën 20:00.

Kaq shumë gra të bukura dhe të arrira për të zgjedhur… kjo do të jetë e vështirë.

Kush mendoni se do ta marrë titullin Miss USA?”- ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive të saj.

Emina Çunmulaj është njëra nga fytyrat e dashura televizive. Modelja me prejardhje nga Mali i Zi, jeton në Amerikë, ku është e martuar dhe ka tri vajza.

revista.one/