Sara dhe Ledri shfaqen bashkë në Prishtinë. Ç’ndodhi mes çiftit?
November 3, 2023Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh janë në qendër të vëmëndjes së medias rozë për shkak të aludimeve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.
Nga ana tjetër ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky veprimi Ledrit nxiti aludimet e publikut se dyshja janë drejt ndarjes, mirëpo mesa duket paska qenë krizë kalimtare.
Të pakta kanë qenë edhe fotot që kohët e fundit dyshja kanë publikuar me njëri-tjetrin, ndonëse artisti me përjashtim të njërës i ka fshirë të gjitha foto së bashku në llogarinë e tij në Instagram.
Kujtojmë që Ledri dhe Sara nga lidhja e tyre e dashurisë disa vjeçare kanë një fëmijë së bashku, Poem Blu.
revista.one/