Publikohet kënga e fundit e “The Beatles” pas 45 vitesh përgatitjesh

Publikohet kënga e fundit e “The Beatles” pas 45 vitesh përgatitjesh

November 3, 2023 0

The Beatles kanë publikuar më në fund këngën e tyre të fundit ditën e sotme, një projekt që quhet ‘Now And Then’ dhe ka plot 45 vjet që përgatitet, me rreshtat e parë të shkruar nga John Lennon në 1978 dhe me “dorën e fundit” që ju dha vitin e shkuar. Kjo është hera e fundit që të katër Beatles, pra Lennon, McCartney, Harrison dhe Ringo Starr këndojnë së bashku dhe publikimi i projektit shënon atë që me gjasë është kapitulli i fundit për grupin ndoshta më të madh në historinë e rock-ut.Në Mbretërinë e Bashkuar, ‘Now and Then’ u dëgjua sot për herë të parë në BBC Radio 2 dhe 6 Music, teksa në të njejtën kohë kënga është publikuar në shërbimet e transmetimit si Spotify, Apple Music dhe Amazon Prime Music. Pritja e publikut deri më tani ka qenë mjaft pozitive, me fansat e grupit që gjithsesi vlerësojnë vetëm faktin që mund t’i dëgjojnë edhe njëherë të gjithë bashkë yjet e rrokut. 

Historia e kësaj kënge në fakt fillon në vitin 1978, kur Lennon regjistroi një demo me vokal dhe piano në shtëpinë e tij në New York.  Pas vdekjes së tij, Yoko On, ia dha regjistrimin pjesës tjetër të Beatles në një kasetë që përmbante gjithashtu demot e ‘Free as a Bird’ dhe ‘Real Love’. Këto dy këngë u përfunduan dhe u publikuan si single në 1995 dhe ‘96, duke shënuar materialin e parë ‘të ri’ të Beatles në 25 vjet.

A është përdorur inteligjenca artificiale për të përfunduar këngën? Deri diku, po. Teknologjia u përdor fillimisht vitin e kaluar për të krijuar një mix të ri të albumit “Revolver” të grupit. Për këngën e fundit, sofwer i AI ishte në gjendje ta pastronte zërin e Lennon-it nga regjistrimi origjinal i kasetës, duke hequr zhurmën e sfondit dhe zhurmën e energjisë elektrike nga përpjekja e mëparshme për të përfunduar këngën.

revista.pne/