Po në premierën në Prishtinë a e shoqëroi Ledri, Sarën?

Po në premierën në Prishtinë a e shoqëroi Ledri, Sarën?

October 19, 2023 0

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ këtë mbrëmje u zhvendos në Prishtinë, ku kasti i aktorëve protagonistë, Olta, Luiz, Sara e shumë të tjerë kaluan në tapetin e kuq e madje gjetën kohën të përshëndeteshin me fansat që kishin rrethuar qendrën e Prishtinës.

Edhe këtë herë ata ishin kujdesur në detaje për paraqitjen e tyre. Sara u shfaq e veshur me një fustan të kuq me shkëlqim dhe dukej mahnitëse. Ajo që u vu re, ishte fakti se askush nuk e shoqëroi atë në premierën e filmit, një organizim me rëndësi për të. Po flasim pikërisht për Ledrin. Mungesa e tij s’kishte si të mos vihej re, pasi së fundmi përflitet se dyshja e preferuar po kalojnë një krizë në çift.