(VIDEO) Një transgjinore në BBV Kosova, banorët s’e fshehin mospëlqimin

(VIDEO) Një transgjinore në BBV Kosova, banorët s’e fshehin mospëlqimin

October 21, 2023 0

Mbrëmjen e djeshme nisi plot surpriza edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’. Mes emocioneve për këtë eksperiencë të re, 20 personazhe të njohur janë bërë tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme.

Mes tyre për herë të parë është edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James. Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Pjesëmarrja e saj në ‘BBVK’ nuk është pritur shumë mirë nga disa banorë.  Ka qenë Monika e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë, e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

Edona mori famë në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ajo ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do t’i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.

Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.

revista.one/