Mbahet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK
October 27, 2023Mbrëmë në Pallatin e Rinisë, për herë të parë është mbajtur Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës. Edicioni i parë zyrtar nisi në orën 21:00 dhe gjithçka ka qenë në mënyrë madhështore, ku të ftuarit janë pritur në tapet të kuq.
Në natën e parë të këtij edicioni performuan artistë si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr” Auron Deva “Çmimi i dashnisë” Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.
Po ashtu, performancë unike dhuroi këngëtarja Dafina Zeqiri e cila është paraqitur me hitin e saj “Veç ti”.
Ka qenë vetë Dafina e cila ka rishpërndarë shumë postime të bëra nga pjesëmarrësit në Festivalin e Këngës, të cilët e kanë duartrokitur dhe e kanë quajtur “mbretëreshë”.
34 vjeçarja shkëlqeu me një fustan të gjerë të zi, i cili e bëri të duket edhe më veçantë.
Nga ana tjetër, drejtori Gjeneral i Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU), Noel Curran ka përgëzuar Kosovën (RTK) për organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Këngës.
Shpresojmë po ashtu që EBU sa më shpejt ta pranojë Kosovën në Eurovision.
revista.one/