Në Big Brother VIP Kosova kopjojnë Luiz Ejllin, “martohet” Gani Gërmia me Alba Vukajn

Në Big Brother VIP Kosova kopjojnë Luiz Ejllin, “martohet” Gani Gërmia me Alba Vukajn

October 27, 2023 0

Në Big Brother VIP Kosova improvizohet një dasmë, ku është martuar Gani Gërmia me konkurrenten Alba. Të gjithë banorët ishin mbledhur në oborr të shtëpisë, teksa po i këndonin nusen. Ata shkaktuan shumë të qeshura duke improvizuar edhe disa skena të tjera të dasmave shqiptare.

Visar Dërmaku (emri i vërtetë) ka treguar një simpati për bukuroshen nga Shkodra që në fillim të këtij edicioni.

Ata po qëndrojnë në të shumtën e rasteve bashkë e po shkëmbejnë edhe biseda të ndryshme.

Ganiu është njëri nga konkurrentët që po merr më shumë vëmendje. Shumë komentues i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli. Madje shpesh duken si kopje të veprimeve të Luizit. Në një reagim të tij Ganiu është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar Luiz Ejllin.

“Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.

revista.one/