Graciano ia mbylli gojën live në skenë, por çfarë tha Fifi?

Graciano ia mbylli gojën live në skenë, por çfarë tha Fifi?

October 28, 2023 0

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Fifi performoi një cherleston në skenën e “Dancing With the Stars” së bashku me partnerin e saj të kërcimit Graciano Tagani.

Kërcimi i çiftit u vlerësua shumë nga anëtarët e jurisë, të cilët i thanë që performanca e saj ishte shumë më e mirë se javën e kaluar.

“Kisha super energji. A e shikon që nuk pyet për 77 kilet që ke. Kishe super energji.”- komentoi Lori.

“Nuk po flas se jemi në television live. Isha me perioda goce”- tha Fifi, ndërsa Graciano i turpëruar duke qeshur ia mbylli gojën këngëtares.

Megjithatë moderatorja e spektaklit Bora Zemani tha se momente të tilla femërore mund të ndodhin në skenë.

“Një problem femëror është dhe ne jumi shumë femra këtu kështu që mund ta justifikojmë këtë”, u shpreh Bora.

revista.one/