“Faleminderit bashkëshortit…”, Kiara Tito publikon foton me Luiz Ejllin dhe dhuratën
October 30, 2023Kiara Tito ka postuar në Instagram një foto ku shihet pranë Luizit, i cili e ka shoqëruar atë në emisionin “DWTS Fan Club”, që ajo moderon. Pas përfundimit të emisionit dyshja pozuan bashkë pranë një makine të mbushur me lule teksa Luizi mbante në duar një dhuratë të madhe.
“Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot ♥️ Faleminderit për dashurinë që na jepni cdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën ♥️ Faleminderit dhe bashkeshortit që s’më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë!”. shkroi Kiara në përshkrimin e fotos.
“Faktikisht, kur mbaroi e kuptova se përse më doje sot aty, sepse ishin të rënda. T’kam jetë|, reagoi Luizi poshtë fotos.
Prej kohësh është përfolur se Kiara është në pritje të ëmbël, megjithëse lajmi akoma nuk është konfirmuar nga çifti. Nga ana tjetër të shumta kanë qenë edhe postimet e Luizit në rrjetet sociale që nxitën akoma më shumë dyshimet e publikut se moderatorja dhe ai së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
revista.one/