Kiara Tito mahnit me pamjen joshëse në DWTS Fan Club

Kiara Tito mahnit me pamjen joshëse në DWTS Fan Club

October 30, 2023 0

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Kiara po vazhdon suksesshëm karrierën e saj televizive me programin e përjavshëm në “DWTS Fan Club”.

Edhe në emisionin e radhës, Kiara ka mahnitur me dukjen elegante dhe plot stil, teksa postoi edhe disa foto në Instagram.

Prezantuesja shkëlqeu e veshur me një xhaketë ngjyrë gri me shkëlqim që e përshtati me një palë këpucë të zeza. Flokët e gjata i la të valëzuara dhe të ndara në një anë, ndërsa mbante edhe një palë vathë që binin në sy.

“Në kërcimin e jetës, ajo vallëzon me muzikën e saj”, shkroi Kiara në mbishkrimin e fotove që u pasuan me komente të shumta të fansave të saj. Bukuroshja e cila prej vitesh është pjesë e ekranit, u kthye në qendër të vëmendjes edhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Sa i përket jetës private ajo shijon romancën me partnerin e saj, fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

revista.one/