I ngeci taka tek fustani, ja cila është e eleminuara e parë e ‘Dancing With The Stars’

I ngeci taka tek fustani, ja cila është e eleminuara e parë e ‘Dancing With The Stars’

October 14, 2023 0

Me më pak vota nga publiku dhe vlerësimi i jurisë, Sara Karaj dhe partneri i saj i kërcimit, Erindi ishin të eliminuarit e parë të këtij sezoni në ‘Dancing With The Stars’.

Sara e cila duket se e priste këtë vendim, tha se gjatë kësaj periudhe kaloi një kohë shumë të bukur, ndërsa falenderoi edhe personat që e kishin mbështetur, përfshirë këtu edhe  Erindin.

Vlogorja rezultoi konkurrentja më pak e votuar nga juria dhe publiku.

Sara mori vlerësimin e publikut me valsin që performoi në skenë javën e kaluar, por duket se pasodoble që kërceu mbrëmë, nuk ishte zhanri që i përshtatej.

Juria e kritikoi vlogeren për hapat e saj dhe vuri në dukje sikletin që ndjeu ish-konkurrentja gjatë kërcimit, teksa disa herë i ngeci taka te fustani.

“Dancing with the Stars”, programi më popullor i kërcimit në mbarë botën, bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë, do t’i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do të sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh

revista.one/