Luiz Ejlli shkëlqen me interpretimin e këngës në Dancing With The Stars (VIDEO)

Luiz Ejlli shkëlqen me interpretimin e këngës në Dancing With The Stars (VIDEO)

October 7, 2023 0

 Luiz Ejlli, i cili arriti kulmin e famës në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, së fundmi ka performuar në nisjen e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.

Fituesi i BBVA interpretoi “Pa ty” që njëherësh është kolonë zanore e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Protagonistë kryesorë të këtij filmi vlen të ceket se janë: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Projekti në fjalë do të ketë premierën më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Veç kësaj, filmi më pas do të shfaqet në çdo vend ku ka shqiptarë.