Kiara Tito shkëlqen me paraqitjen pas rikthimit në ekran 

Kiara Tito shkëlqen me paraqitjen pas rikthimit në ekran 

October 9, 2023 0

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është rikthyer në ekran me një projekt të ri televiziv. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka nisur emisionin më të ri “DWTS Fan Club” që vjen në kuadër të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” që nisi të premten që lamë pas.

Në paraqitjen e saj të parë televizive pas një kohe të gjatë, prezantuesja ka shkëlqyer me me pamjen elegante dhe veshjen plot shije.

Kiara mahniti me pamjen e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyra të errëta që e përshtati me get të zeza dhe këpucë të zeza.

Dukja e saj u kompletua me grimin e theksuar, flokët e gjata të lëshuara sipër dhe aksesor. “Sot nisa një aventure të re. E lumtur dhe shume e emocionuar, që do të jemi bashkë çdo të diel në ekranin e Top Channel me DWTS Fan Club faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj, ju dua”, ka shkruar Kiara sipër imazheve.

Ndërkohë, jashtë ekranit, Kiara po shijon marrëdhënien me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli me të cilin u martua në natën finale të spektaklit muaj më parë.

revista.one/