Skerdi rrëfen problemet me shëndetin mendor: Kam menduar të bëj…
October 9, 2023Reperi i njohur Skerdi Ago gjatë një interviste për “Prive”, ndër të tjera ka zbuluar arsyen e vërtetë, pse nuk ka qenë aktiv me projektet e reja muzikore.
Skerdi tregoi se prej vitesh ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi saqë ka menduar të bëj edhe vetëvrasje.
“Kam kaluar fazën e panikut, ankthit dhe depresionit. Kam vuajtur shumë me vite. Personi që ka qenë më shumë afër ka qenë bashkëshortja ime, Vesa dhe shokët e mij. Nuk e kam pritur një person të durojë kaq shumë gjëra sepse kanë qenë shumë rrugë të vështira. Nuk ndjehem mirë edhe ta rikujtoj atë lloj kohe sepse ka qenë shumë rëndë. Kam qenë në atë lloj faze, pothuajse të bëj atë që s’është dashur të bëj.”- tha reperi.