Pë*dhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pronari i TV kërcënon gazetaren që dha lajmin

Pë*dhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pronari i TV kërcënon gazetaren që dha lajmin

October 25, 2023 0

Policia e Vlorës njofton se ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të televizionit lokal “6+1 Vlora” Albert Deliaj, i cili kërcënoi me jetë dhe linçoi gazetaren Afrovita Hysaj, për shkak të deklaratave ndaj ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 26-vjeçareje nga tre djem në këtë qytet, një akuzë kjo e cila “çuditërisht” do të tërhiqej nga vetë viktima ditën e sotme.

Policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurori dhe tashmë 57 vjeçari Delija akuzohet për veprën penale “Kanosja”.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 dhunuesit e tjerë që janë Oltjan Tahiri, i shpallur në kërkim dhe që mësohet se është djali i një personi që ka servis Skafesh në “Triport”, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti.

Personi i katërt është identifikuar nga policia si shtetasi V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe thekson se vijon puna për kapjen e tij. E gjitha është organizuar për të festuar lirimin nga burgu të mikut të tyre.

Teksa kanë festuar të 5 persona me alkool dhe hashash, ai është larguar nga ambjentet e lokalit ndërsa vajza dhe 3 miqtë e saj kanë shkuar në katin e dytë të hotelit ku kanë kryer marëdhënie.

Vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti.

Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar.

Ka qënë njëri nga punonjësit e hotelit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka transportuar vajzën në spitalin rajonal të Vlorës.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi:

Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast.

Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Me heret Gazetarë dhe organizata mediatike në vend kanë reaguar ashpër ndaj sulmit të bërë ndaj Afrovita Hysaj, e cila u linçua nga televizioni lokal “6+1 Vlora” për shkak të deklaratave ndaj ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 26-vjeçareje nga tre djem në këtë qytet.

Gazetarja Hysaj u linçua nga televizioni lokal në Vlorë pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia.

Pronari i televizionit 6+1 Vlora madje i ka shkruar edhe mesazh kërcënues gazetares i cili është publikuar nga FaxNews, media ku punon Afrovita. Ai i shkruan asaj “je në gjak me mua”. 

revista.one/