Loredana Zefi vjen me këngën e re “On Top”, këndon gjermanisht

Loredana Zefi vjen me këngën e re “On Top”, këndon gjermanisht

October 6, 2023 0

Raperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka lansuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“On Top” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ylli i famshëm vjen me interpretim në gjuhën gjermane si dhe me një paraqitje të veçantë në klip.

Pas divorcit me Mozzik, tashmë Loredana jeton mes Zvicrës dhe Gjermanisë, ndërkohë që viteve të fundit është kthyer në një emër të komentuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo këtë periudhë u përfol më së shumti për romancën e re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.