Loredana i bën dhuratën e rrallë Noizyt për ditëlindje, e mbështetur në gjoksin e tij…

Loredana i bën dhuratën e rrallë Noizyt për ditëlindje, e mbështetur në gjoksin e tij…

September 27, 2023 0

Ditën e sotme, reperi Noizy feston ditëlindjen, teksa këngëtarja, Loredana zgjodhi të publikoj disa fotografi me të.

Në një prej tyre, ajo shfaqet e mbështetur në gjoksin e tij, foto të cilën ka vendosur ta shoqërojë me një këngë të Noizyt, me titull “16 Bars”.

Për urim ajo ka zgjedhur një foto ku Noizy e shikon duke qeshur artisten.

“Gëzuar ditëlindjen, ta dua zemrën që ke! Ti meriton më të mirat, je një mik shumë i mirë Zini! Do të të dua gjithmonë, të bekoftë zoti!”- ka shkruar ajo përmbi foto.

Kujtojmë se dyshja kishin edhe një projekt të përbashkët “Heart Attack”, i cili u pëlqye shumë.

Artisti mbush plotë 37 vite. Noizy mund të cilësohet një nga reperët që i ka rezistuar kohës për shumë vite. Ai njihet jo vetëm për muzikën por së fundmi edhe për bizneset dhe markën e krijuar me simbole shqiptare.

revista.one/