103-vjeçarja nga Shkodra: Vaksinën e bëra se më dhembin këmbët
March 2, 2021Një 103-vjeçare nga Shkodra ka bërë sot vaksinën kundër koronavirusit.
Ajo është shoqëruar nga familjarët për të marrë dozën e Pfizer në qendrën e vaksinimit.
Rushe Doda ka thënë se kishte dëshirë për të bërë vaksinën.
“Kam kaluar 100 vjeç. Erdha për të bërë vaksinën. E fortë jam për vitet që kam. Vaksinën e bëra se më dhembin këmbët”, thotë ajo.