A është xheloze Kiara me menaxheren e Luizit?
June 27, 2023Të gjithë pyesin, si është marrëdhënia e Kiarës me kolegët e Luizit, e mbi të gjitha me menaxheren e tij, Petrinën.
Epo kjo foto e postuar ditën e sotme nga Kiara i vë ‘kapakun’.
Ato shihen të qeshura e mesa duket sot kanë kaluar edhe ditën bashkë. Kiara dhe Petrina janë mike…që i duan më të mirën Luizit, njëra në aspektin profesional e tjetra në punët e zemrës.
Kiara Tito është një nga vajzat më të përfolura në showbizin shqiptar. Lidhja me Luiz Ejllin e ka vënë në qendër të mediave rozë, e çdo lëvizje e saj komentohet. Tashmë që ajo përfundoi xhirimet e ‘Kepi i Vip-ave’ është më e lirë, për të qëndruar pranë Luizit (kur ky i fundit ndodhet në Shqipëri e jo në koncerte).
Luizi është i angazhuar në projekte të ndryshme, si në muzikë dhe në filma, ndaj koha e kaluar me Kiarën është ajo që përbën interes për publikun.
revista.one/