Publikohen fotot e para të Noizyt dhe Jorit bashkë

Publikohen fotot e para të Noizyt dhe Jorit bashkë

June 27, 2023 0

Pak javë më parë Noizy dhe Jori Delli, ish-banore e “BBVIP”, u përfolën për një lidhje, pasi u shfaqën në disa foto e video në rrjetet sociale bashkë. Ishte vetë modelja që foli për lajmet, duke bërë me dije se bëhej fjalë për një bashkëpunim mes tyre, teksa do të jetë protagoniste në klipin e ri të reperit dhe nuk ka asgjë më shumë. 

Ndërkohë sot, Noizy ka publikuar në profilin e tij në Instagram fotot e para ku ai dhe Jori shfaqen bashkë dhe sigurisht janë pamje nga klipi i ri. Kështu, ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe mesa duket bëhet fjalë për një histori dashurie, ndërsa reperin ka zbuluar edhe emrin e projektit. 

“Send me your location” quhet kënga e re që mesa duket do të jetë një bashkëpunim me reperin italian Sfera e Basta dhe tani mezi presim t’i shohim të gjithë bashkë në videoklip. 

Ndërkohë reperi ka njoftuar se më 4 gusht do të mbajë edicionin e dytë të “Alpha Show” në Tiranë ku me siguri do të të këndojë edhe këngën e re. 

revista.one/