(VIDEO) Ronaldo reagon ndaj Luizit: 5 mijë eurot mi premtove kur humba tim atë…

(VIDEO) Ronaldo reagon ndaj Luizit: 5 mijë eurot mi premtove kur humba tim atë…

July 4, 2023 0

Ish-banori i Big Brother VIP 2, Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luiz Ejllit pasi ai “e sulmoi” për deklaratën e tij ndaj Kiara Titos.

Ronaldo tha në episodin e mbrëmjes së kaluar te “Kepi i VIP-ave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se moderatorja Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.

“Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.

Më pas ai i bëri thirrje që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother.

Përmes videos së shpërndarë në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.

Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjeyr nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.