Merret peng Antonela Berisha, alarmohen njerëzit në Bllok

Merret peng Antonela Berisha, alarmohen njerëzit në Bllok

September 18, 2023 0

Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka kanë tronditur bllokun me një kamera të fshehtë të organizuar për Antoneta Berishën, e cila nuk ka mundur ta mbajë veten dhe ka goditur Ronaldon.

Gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Erjola shkon tek dyqani i Antonetës, për të gjetur një fustan për puntatën e parë të programit të saj dhe teksa po provonte fustanet, në dyqan futet një djalë me maskë, Arbri, i cili nisë të kërcënojë Antonetën dhe Erjolën, duke i kërkuar paratë dhe celularët. Ndërkohë që “grabitësi” po përpiqej të merrte gjithçka që mundej nga të dyja vajzat, Erjola i thotë që të merrej me Antonetën dhe iku me vrap nga dyqani. “Mos më lër vetëm o Erjola”, dëgjohet të thotë Antoneta.

Ndërkaq Ronaldo dhe Erjola vendosin që të ndërpresin lojën e tyre, duke u futur në dyqan dhe duke shpjeguar që ishte një kamer e fshehtë. Por kjo nuk e ka ndaluar aspak Antonetën, e cila dukej qartë që ishte në gjendje shoku, të godasë Ronaldon dhe ta quajë barbon.

Por pas videos së fshehtë, duket se gjakërat mes treshes janë qetësuar, pasi në një video të publikuar Erjola, Antoneta dhe Ronaldo shihen të kapur për qafe me njëri-tjetrin.

“Na u desh nja një orë për ta qetësuar por u qetësua më në fund”, dëgjohet të thotë Ronaldo, teksa e falenderon.