Kiara Tito vesh fustan sirene të krijuar nga stilisti Valdrin Sahiti

Kiara Tito vesh fustan sirene të krijuar nga stilisti Valdrin Sahiti

August 30, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë qenë të përfshirë në një event, ku janë shfaqur me veshje elegante.

Prezantuesja e njohur shkëlqeu me një fustan të verdhë të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti, ndërsa artisti shkodran nga ana tjetër zgjodhi një kostum të zi.

Ky event duket të jetë organizuar për përvjetorin e 30-të të martesës së prindërve të ish-banores së Big Brother VIP Albania 2.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyer duke marrë vëmendje, sidomos pas daljes nga Big Brother VIP 2.

revista.one/