Edhe Bora Zemani me Donald Veshajn bëjnë film për jetën e tyre

Edhe Bora Zemani me Donald Veshajn bëjnë film për jetën e tyre

August 8, 2023 0

Revista “Bordo” raporton filmi ku luajnë Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të jetë më shumë si një ‘reality show’. Emrat dhe historia që do të tregojnë do të jetë e tyrja.

Skenarist i filmit do të jetë Besmir Mustafaj, i cili ka shkruar edhe skenarin te filmi i Ermal Mamaqit “Dy gisht Mjaltë”.

Më herët ishte vetë Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që e konfirmoi se do të sillnin një film. “Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të pare.”-tha ai me humor. Teksa kur Romeo e pyeti nëse “do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm”, ai tha: “Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt.”

Kujtojmë se vitin e kaluar Donald Veshaj doli në vendin e dytë në Big Brother dhe gjatë qëndrimit në shtëpi pati një romancë me Beatrix Ramosajn po ashtu u ribashkua me Bora Zemanin me të cilën vazhdon të jetë i lidhur.

revista.one/