“Love Island”, Xhesika i bën ‘prank’ Denisit në ‘folenë e dashurisë’
October 21, 2023Pas shumë ditësh përpjekje për t’i kërkuar falje, Denisi dje është takuar me Xhesikën në ‘folenë e dashurisë’, ku i ka kërkuar asaj një shans të dytë.
Një mesazh erdhi në vilë për Xhesikën, e cila vendosi t’i bëjë një ‘prank’ Denisit. Edhe ky i fundit e mbajti lojën duke u shprehur ‘nuk vij’. Megjithatë, çifti u fut më pas në ‘fole’ dhe Denisi u shpreh se është i përqendruar te Xhesika.
Xhesika: Këtë dolli do e ngre për guximin që të zgjodha ty për të vazhduar këtu brenda.
Denisi: Ky ‘Prime’ na ka ftohur e pranoj, por nuk mund të mbyllen të gjitha plagët brenda një nate. Do të doja që të kisha një shkop magjik që t’i rregulloja të gjitha, por nuk e kam. Familja jote do që të shohin ty larg meje, ata duhet ta shohin që ti je me mua sepse ke dëshirë.
Xhesika: Pyetja që kanë të gjithë është që a ke të njëjtën dëshirë ti?
Denisi: Absolutisht që po, nuk i kam hapur asnjë dritare tjetër vetes. Jam përqendruar vetëm te ty.
revista.one/