Luiz Ejlli nuk është nga Shkodra? Valer Kolgjinaj zbulon origjinën e fituesit të Big Brother

Luiz Ejlli nuk është nga Shkodra? Valer Kolgjinaj zbulon origjinën e fituesit të Big Brother

July 2, 2023 0

Ish-vanori i Big Brother, mjeku Valer Kolnikaj, i ftuar në “Se Luan Topi”, tha se u gëzua që në Big Brother ishte Luizi, një lojtar i fortë me të njëjtën origjinë si ai, por ka një kritikë për të. Sipas tij fituesi i BBV2 është nga Dukagjini, por e ka kompleks ta pranojë.

“Në fakt Luizi është nga Dukagjini por nuk e ka përmendur ndonjëherë, në veri të Dukagjinit. Do ishte gjë e bukur të thuhet nga ai. Sepse unë jam person që dua të përmendet, siç them jam malësor, që ka shumë artistë të tjerë apo personazhe që thonë jam nga Shkodra për t’u dukur më interesant apo nga një vend tjetër për t’i dhënë vlerë vetes, por mendoj që thjesht është absurditet i kohëve të vjetra”, tha Valeri.

I vjen pak si turp po thua që të thotë jam nga Dukagjini?

“Mendoj që e ka si kompleks, gjë që nuk duhet ta ketë sepse është një krenari të jesh dhe nga Dukagjini”, tha ai.

revista.one/