(VIDEO) Dea Mishel nuk pajtohet me Luizin as në premierën e filmit

(VIDEO) Dea Mishel nuk pajtohet me Luizin as në premierën e filmit

October 11, 2023 0

Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qenë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në muajin korrik të këtij viti, gjatë një koncerti në Shkodër këngëtari Luiz Ejlli ofendoi rëndë ish-banoren e BBVA-së, Dea Mishel.

Gjatë koncertit të tij, Luizi i dedikoi një këngë Dea Mishel, për shkak se ajo ishte shprehur se Shkodra ishte provincë.

Në atë kohë, Dea Mishel reagoi ashpër duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.

E pyetur se a do të flasë me Luizin gjatë mbrëmjes në premierën e filmit ajo ka thën se nuk mund t’i flasë dikuj që ofendon në atë lloj mënyrë.

“Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.

revista.one/