Supermeni biseksual, Akil Pano: Prindër kujdes fëmijët, vihet më dyshim identiteti i tyre

Supermeni biseksual, Akil Pano: Prindër kujdes fëmijët, vihet më dyshim identiteti i tyre

October 14, 2021 0

Së fundmi në mediet e huaja ka qarkulluar një foto, konkretisht kopertinë e një reviste për filma të animuar që ka ngjallur debate të forta mes konservatorëve dhe grupet e komunitetit LGBTQI.

Në versionin më të fundit të Superman, Jon Kent, djali i superheroit legjendar Clark Kent, paraqitet si biseksual.

Pastor, Akil Pano shprehet i shqetësuar për trendin që paraqet heronjtë e animuar me prirje të ndryshme seksuale.

I kemi futur fëmijët në një botë kaotike spirtuale”, tha Akil Pano në studion e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora.

Pastori  tha se po lëkundet bazat e fëmijëve dhe se po përmbysen modelet e shoqërisë, me të cilat ishim edukuar deri më tani.

“Është një pushtet i jashtëzakonshëm që media e ka në dorë. Duan të depërtojnë me një çelës të padukshëm në botën intime të një njomëzaku për të ndërtuar modele te reja dashurie, mbi perceptimin  e jetës. Mashkulli ta vë në dyshim identitetin e tij seksual,  prit se ndoshta nuk je mashkull,” tha Pano.

Me ton ironizues ai tha se me këto ndryshime që po bëhën madje dhe roli i zanës në përralla ka për të ndryshuar.

“Nga gjyshja që kishte  atë modelin e zanës, tani do të jenë burra me një fustan që do të luajnë rolin e zanës. Tani nuk e di sa çfarë do të ndodhë me Borëbardhën dhe xhuxhat e saj”, u shpreh pastor Pano.

Akil Pan shprehet dyshues ndaj trendit të  fundit për personazhet e filmave të animuar. Ai thotë se prindërit duhet të kenë shumë kujdes se si edukojnë dhe se çfarë u ekspozojnë fëmijëve.

“Bota e dëshirave është ajo që na furnizon. Deri në 5 vjeç është furnizuar 85% e identitetit të fëmijës. Është problem sepse mbi perceptimin e gabuar të ashtuquajtur barazi gjinore mamaja sot nuk ka më kohë të merret me fëmijën. Kush do ta edukojë fëmijën,  do ta edukojë shkolla, I-pad apo telefoni?  Pra prindër kujdes me fëmijët”, tha Pano.

DC Comics ka njoftuar se Supermani i ri do të ketë një marrëdhënie romantike me një personazh mashkull në një histori që do të lansohet muajin e ardhshëm.

Ashtu sikurse babai i tij, Jon Kent është një gazetar, i cili ka krijuar një miqësi ne një gazetar tjetër të quajtur Jay Nakamura.

Djali i Supermenit origjinal në imazhet e fundit e shpërndara nga DC Comics paraqitet duke puthur gazetarin.

Tom Taylor, skenaristi i serialit thotë se: “Simboli i Supermanit ka qenë gjithmonë për shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë. Por sot ai simbol nënkupton diçka më shumë, ku më shumë njerëz mund ta shohin veten e tyre të pasqyruar në superheroin më të fuqishëm të librave vizatimorë amerikanë”.

“Reagimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive, gjë që nuk e prisja. Po, ka shumë kritika në internet, por nga ana tjetër ka kaq shumë njerëz që në shumë gjuhë të ndryshme tregojnë se çfarë do të thotë kjo gjë për ata. Disa thonë në “Twitter” se kanë shpërthyer në lot kur lexon lajmet pasi ata dëshironin që Superman të ishte ky version në fëmijërinë e tyre”, ka thënë më tej Taylor.

revista.one/